Kendall Jenner po që di të dhurojë surpriza.
Supermodelja e cila ka shpenzuar fundjavën në Barcelonë për të promovuar koleksionin e ri të firmës së veshjeve Mango, nuk ka nguruar të ndajë me fansat e saj foto nga udhëtimi. Një udhëtim interesant duhet thënë, pasi 20-vjeçarja ka takuar një nga yjet më të mëdhenj të futbollit europian. Edhe juve ashtu si ne me siguri ju vajti menjëherë mendja tek 'don zhuani' Cristiano Ronaldo, por jo. Në fakt ai që është takuar me Kendall ka qenë Neymar da Silva Santos Junior, i cili si për ta dokumentuar takimin e tij ka postuar një foto në Instagram ku ka shkruajtur "gjithashtu kënaqësi që u takuam".
Dhe si për të mos u mjaftuar me meshkujt portugez, vetë Kendall ka ndarë në Instagram një foto me kolegun e saj simpatik, modelin Andres Valencoso, me mbishkrimin "biseda të thella...sigurisht rreth asgjëje tjetër veç Mangos". Hmm ne s'do e vinim dorën në zjarr, fundja një mollë nuk bie asnjëherë larg nga pema!