Ewwww!
Sigurisht që fytyra e tij ëngjëllore është e preferuara e të gjitha femrave, por kur bëhët fjala për higjenën personale Harry Styles nuk e ka punën aq mirë.Të paktën këtë gjë e vuan e dashura e tij, ose shoqja e tij (pasi për Styles nuk është ende koha t'i marrë seriozisht lidhjet), supermodelja Kendall Jenner. Në një episod të ri të “Keeping Up With The Kardashians”, ajo i rrëfen motreës së saj më të vogël Kylie, se Harry ka një aromë aspak të këndshme. Madje aq bezdisëse është për të aroma e tij sa i kërkon shpesh herë që të lahet ose të përdorë antidjersë. Këtë e vërteton edhe ish e dashura e tij, këngëtarja Taylor Swift, ku në një intervistë pas ndarjes në 2013, ajo u shpreh se shpeshherë hezitonte ta puthte pasi goja e tij mbante erë të keqe. Duke hedhur poshtë faktin se ai kursen ujin dhe nuk ka mjaftueshëm para për të blerë një deodorant, i themi Harry-t se nuk ka për t’i pasur gjatë pranë vetes femrat bukuroshe në jetën e tij.