Përveçse një yll i reality show-t “Keeping Up With The Kardashians” dhe një supermodele e sukseshme, Kendall Jenner ka edhe një talent tjetër.
Ka të bëjë sërish me aparatin fotografik, vetëm se kësaj here 20-vjeçarja ka vendosur të qëndrojë pas tij. Ne ndoshta nuk do e kishim imagjinuar Kendall si fotografe, por revista e modës LOVE po. Editorët e saj madje i kanë besuar disa faqe të revistës, ku Kendall ka fotografuar vajzën 14-vjeçare të ikonës, Cindy Crawford. Duhet të pranojmë se me fotot që po shohim, Jenner qenka vërtetë e talentuar!