Ndodh që makina të të lërë në baltë në mes të rrugës, por këtë nuk e pret nga një emër si Kendall Jenner.
E veçanërisht të të mbarojë karburanti kur je duke ngarë një makinë që kushton diku te 100 mijë dollarë. Por duket se mund t’i ndodhë kujtdo, dhe të martën i ndodhi Kendallit në rrugët e Los Angeles duke ngarë makinën e saj klasike, një Corvette të vitit 1957. Megjithatë për fatin e saj të mirë, një burrë më i moshuar se ajo u tregua një kavalier i vërtetë duke i ardhur në ndihmë me dy kanaçe nafte. Ende nuk e kuptojmë si mund të ngasësh një makinë 100 mijë dollarëshe dhe të mos i hedhësh naftë, por duket se nuk qenka një dukuri ekskluzive shqiptare.