Të pasmet janë një thesar familjar për motrat Kardashian-Jenner!
Dhe në këtë rreth nuk mbetet pas as supermodelja e klanit të formave të kolme, Kendall Jenner. Në festën e Coachella ajo u sigurua që të shpaloste të gjithë repertorin e saj të fortë. Dhe mënyra më e mirë për ta bërë diçka të tillë ishte padyshim një shfaqje përvëluese me tanga. Bukuroshja 21 vjeçare duket se e gjeti mënyrën e duhur për t’u rikthyer në publik pas dështimit kolosal të reklamës së Pepsit. Dhe kur vjen puna për të goditur pozitivisht, të pasmet Kardashian-Jenner nuk zhgënjejnë kurrë…