Kendall Jenner dhe Harry Styles e kane ricikluar marrëdhënien e tyre përsëri, por ky duket se nuk është lajmi i vërtetë pas gjithë kësaj historie.
Duket se veçanërisht Kendall është e lumtur me këtë situatë, aq sa kësaj radhe ka ardhur me një synim të qartë. Ajo nuk dëshiron më thjesht një flirt të radhës, të cilët me çfarë kemi parë i ka pasur të shumtë përgjatë kësaj kohe, nga Jordan Clarkson tek ASAP Rocky. Jo, ajo këtë herë është futur në restorant për pjatën kryesore, pasi burime pranë saj bëjnë me dije se dëshiron të fillojë një marrëdhënie të vërtetë me Harry. Pas vitesh të tëra si “shokë qejfi”, duket se njëri prej tyre më në fund u bind për hapin tjetër.