INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kendall zhgënjen Calvin Klein, Bieber i mrekullon

Kendall zhgënjen Calvin Klein, Bieber i mrekullon

Publikuar më: 13:49 18-04-2016
Ka 13 vjet që Calvin Klein e ka shitur kompaninë e tij por kjo nuk do të thotë se ai nuk ka mendimet e tij për markën.
Sidomos për reklamën e kudogjendur të Kendall Jenner.  Calvin Klein pranon se nuk është i mrekulluar nga modelja 20 vjeçare.
I pyetur se çfarë mendonte për fushatën “My Calvins” të Jenner, e cila është një frymëzim i imazheve ikonë që ai prodhoi në vitet ’90, Klein tha: “Jam i sigurt që ajo është një femër e bukur,   por nuk është kjo ajo që unë do të kisha bërë.  Justin Bieber, po”.
 
Me këtë Klein zbulon se është një fans i reklamës së Bieber dhe shpjegon pse preferon atë krahas asaj të Jenner. “Kur them që pëlqej Justin BIeber në fushatën e të brendshmeve Calvin Klein, e them sepse pëlqej atë jo sepse ai ka miliona ndjekës në instagram” . “Tani modelet paguhen në varësi të ndjekësve online që kanë. Ato nuk angazhohen sepse përfaqësojnë thelbin e stilistit, gjë që jam përpjekur të bëj unë. Mendoj se kjo nuk do të zgjasë shumë, nuk funksionon kështu. S’është kjo formula e duhur që produkti që ti do të shesësh të ketë sukses”
 
Pas kësaj, pyesim veten se  çfarë po mendojnë Kendall dhe 54 milionë ndjekësit  e saj në Instagram  për komentin e mësipërm.
 
Article Logic
Execution time: 0.0039360523223877