Edhe pse ndodhet në qytet tashmë që po zhvillohet java e modës, përsëri është raportuar se modelja e njohur Kendall Jenner nuk do të sfilojë në asnjë pasarelë gjatë javës së modës.
Sipas "W" dhe "Vogue", Jenner po e bën pushim këtë sezon. Java e modës në New York është drejt fundit dhe Jenner u fotografua duke mbërritur në Paris të hënën.
Jenner u ul në rreshtin e parë të shfaqjes së Longchamp dhe foli me "W" për arsyen pse nuk ishte duke sfiluar, por ishte ulur si spektatore. “Është gjithnjë pak ndryshe. Është gjithnjë qejf që të jesh në anën tjetër. Në fakt më pëlqen. Më pëlqen që jam në gjendje të shoh koleksionet sidomos kur janë fringo të reja”, tha ajo.