Drake është padiskutim reperi më i mirë i momentit dhe me albumin e tij më të ri ka marrë vëmendjen e të gjithë fansave por edhe mediave. Por e veçanta e këtij albumi është kënga “In my feelings” E cila ka një ritëm të shkëlqyer dhe të gjithë po kërcejnë me të.
Thuajse të gjithë këngëtarët, modelet, komedianët madje edhe moderatorët janë duke e bërë të njëjtin vallëzim si një formë sfide. Por Bebe Rexhës i ka ndodhur e papritura pasi një fans i ka treguar një karton në të cilin ka fshirë emrin “KEKE” ( siç është në tekst: keke do you love me) dhe ka vendosur emrin e Bebe Rexhës. Kjo gjë siç duket i ka pëlqyer shumë këngëtares shqiptare dhe e ka publikuar në Instagram ku ka etiketuar Draken dhe i ka thënë: E di që doje të thoje BEBE.