Si do reagojë ajo?!
Tayna është një repere e re e cila ka marrë vëmendjen e publikut me hitet e saj të fundit. Ajo komentohet gjerësisht për “diss”-et që u bën kolegëve, por edhe për faktin që e quan veten si nëna dhe babai i repit shqiptar.
Por së fundmi këngëtarja Fifi, e cila edhe më herët e ka ironizuar Tayna-n për muzikën që ajo bën, ka zgjedhur t’i bëj një “diss” të hapur reperes së re në këngën e saj “Habibi”. Që në momentin që u publikua, teksti i këngës po komentohet shumë pasi Fifi i drejtohet Taynës dhe Rinës haptazi.
E ndërkohë që të gjithë po thonë që kjo këngë është diss ndaj Taynës, kjo e fundit është bërë “shoqe” në Instagram me këngëtaren nga Maroku me të cilën ka bashkëpunuar Fifi për këtë këngë, pikërisht me Lamar. Edhe kjo e fundit i ka bërë follow, ndoshta kënga s’është një diss.