Lady Gaga është nje nga ikonat më të mëdha të muzikës së viteve të fundit, dhe si e tillë meriton më të mirat sa i përket stilit të saj të jetesës.
Së fundmi këngëtarja ka shpenzuar një shumë prej 5.25 milionë dollarësh për të marrë pronësinë e një rezidence në Hollywood Hills. E shtrirë në një sipërfaqe prej 6mijë e 800 metrash katrorë, kjo shtëpi ka qenë më parë nën pronësinë e artistit të njohur Frank Zappa. Ndoshta kjo shpjegon edhe arsyen e kësaj zgjedhjeje të Gaga-s. Me një pishinë gjigande, një galeri artesh, një fushë tenisi, 7 dhoma dhe 6 banjo, kjo rezidencë është ndër më luksozet në Hollywood-in e largët. Për më tepër shuajeni kureshtjen me fotot mëposhtë!