Këtë vit, Shqipërinë do ta përfaqësojë në Eurovision këngëtarja Jonida Maliqi, e cila do të performojë në datën 16 maj në natën e dytë gjysmë finale që do të mbahet në Izrael.
Shumë fansa të huaj e kanë pritur shumë mirë këngën dhe e kanë përkrahur këngëtaren Shqiptare duke i shpërndarë dhe videon e këngës së saj nëpër rrjete të ndryshme sociale.
Ajo ka marrë një dhuratë shumë të bukur nga një fans izraelit.
Në llogarinë e saj të Instagramit ka postuar një video ku shihej një djalë nga izraeli duke kënduar në shqip këngën “Ktheju Tokës”.
Pranë videos Jonida ka shkruar: “Kjo është një ndër surprizat më të bukura kur një shtetas i huaj këndon kaq bukur këngën Shqiptare. Faleminderit djema”.