Ditën e djeshme, Luiz Ejlli lancoi projektin e tij të ri, një këngë me titullin “Dedikim”, që i dedikohej partneres së tij Kiara Tito. Moderatorja ishte gjithashtu prezente në klipin ku shkëmbyen ca sekonda të ëmbla me njëri-tjetrin dhe një puthje në buzë.
Mirëpo, polemikat nisën menjëherë pas publikimit të këngës së re. Ishte Zhaklin Lekatari, ish-opinionistja e “BBV” ajo që fill pas këngës së Luizit, publikoi në InstaStory një këngë të titulluar “Estate” nga Lorenzo Jovanotti.
Vija melodike e dy këngëve dukej e ngjashme, gjë të cilën e nënkuptoi edhe Zhaklin me postimin e saj.
Për më tepër, hidhini një sy vetë dy këngëve: