Gati një vit pas largimit të tij nga 1D, Zayn Malik po e merr seriozisht karierën e tij muzikore.
Më në fund ai ka bërë të ditur se do të publikojë singëllin e tij të parë si solist të titulluar “Pillowtalk” më 29 Janar. “Një arsye pse u largova nga banda ishte se e kuptova që të ishe më i miri nuk ishte gjithçka, u shpreh Malik në intervistën e tij me The Fader, E vetmja gjë që dua të bëj është muzika të cilën do doja vërtet të dëgjoja.” A do ja ketë arritur Zayn qëllimit? Kujtojmë që deri më tani nuk kemi parë asnjë vepër konkrete nga ana e artistit, sa i përket muzikës. E vetmja gjë për të cilën po e shohim të përmendet këto kohë është romanca e tij me supermodelen Gigi Hadid. Vallë të ketë qenë kjo një strategji e zgjuar për të reklamuar pikërisht singëllin e tij të parë? Urojmë që jo pasi nuk do donim t'i thyej zemra Gigi-t!