INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kënga e re e Butrintit ''Ma Chérie'' është dedikim për Kiara Titon? ''Pa dashje, me qëllim'' shoqja e saj i nxjerr ''sekretin'' [FOTO]

Kënga e re e Butrintit ''Ma Chérie'' është dedikim për Kiara Titon? ''Pa dashje, me qëllim'' shoqja e saj i nxjerr ''sekretin'' [FOTO]

Publikuar më: 20:33 16-05-2018

Ata të dy u përfolën kaq shumë për një lidhje me njëri tjetrin, por publikisht nuk e pranuan kurrë. Po flasim për moderatoren bukuroshe, Kiara Tito dhe këngëtarin Butrint Imeri. Edhe pse janë kapur disa herë “mat”, Kiara dhe Butrini nuk e pranuar asnjëherë publikisht se janë në një lidhje, por të gjithë ishin të bindur se ata ishin një çift, ama një çift shumë i bukur.

Mirëpo Kiara ka treguar se Butrintin e ka pasur shumë qejf si artist dhe ishte e afeksionuar pas këngëve të tij, mirëpo midis tyre nuk ka asgjë, e kur është pyetur se pse nuk e ka të dashur Butrintin, ajo tha që nuk funksionon lidhja në distancë.

Pas suksesit që korri me këngët “Bella” dhe “Xhanëm”, këngëtari i njohur kosovar, ka sjellë një tjetër projekt. Me një titull francez në këngë, Imeri, ka publikuar “Ma Cherie”, që në shqip i bie “E dashura ime”. Këtë herë Butrinti i këndon dashurisë, nga pozita e një djali të cilën e ka lënë e dashura. Tekstin e këngës e ka shkruar vetë Butrinti dhe menjëherë fansat kanë aluduar se kjo këngë është dedikim për Kiara Titon.

E si të mos mjaftonin komentet e shumta të fansave edhe shoqja e ngushtë e Kiarës ka bërë të njejtën gjë.

Mbrëmjen e sotme bukuroshja Kiara Tito postoi një foto mjaft seksi në profilin e saj në Instagram, ku menjëherë ka rënë në sy komenti i shoqes së saj të ngushtë, Liesa Haxhiasllanit.

"O Kiara, o qershia ime mbi tortë." -i shkruan ajo. Mirëpo këto vargje janë pjesë e këngës më të re të Butrintit, “Ma Chérie”.

Me siguri Liesa ka dashur të nxisë sërish thashethemet, apo sapo i zbuloi sekretin?

titos.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0017609596252441