"Oh Girl", një këngë e freskët nga Justin Bieber e cila nuk bën pjesë në albumin "Purpose", sapo ka dalë online dhe temperaturat kanë filluar të ngrihen.
E themi këtë pasi melodia e këngës është tepër sensuale dhe shoqërohet me instrumentin e pianos. Padyshim është një ndër këngët më të nxehta të këngëtarit 21-vjeçar, duke qenë se edhe fjalët në tekst i dedikohen një femre. "Trupi yt më çmend", "Po më bën të thërras emrin tënd", "Jam i lumtur që jam këtu me ty", e të tjera shprehje të tilla ka zgjedhur të sjellë Justin Bieber në këtë këngë që ende nuk e dimë nga doli. Kështu si e ka nisur shumë shpejt do t'i kthejë të gjithë në 'beliebers', edhe ata që deri tani e konsideronin një çunak pa talent!