INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kënga e re e Mozzik dhe Loredanës është më e veçantë nga të tjerat dhe arsyet janë këto!

Kënga e re e Mozzik dhe Loredanës është më e veçantë nga të tjerat dhe arsyet janë këto!

Publikuar më: 21:38 21-07-2021

Mozzik dhe Loredana kanë gati këngën e re që është pjesë e albumit të tyre të parë “No rich parents”, që pritet të publikohet i plotë shumë shpejt. Në rrjetet sociale ata kanë njoftuar se ky projekt do publihet nesër në mesnatë. Për dy arsye kjo këngë do jetë më e veçantë se këngët e tjera të çiftit. Së pari, është në gjuhën shqipe. Asnjë bashkëpunim i tyre qoftë para ashtu edhe pas ribashkimit nuk mban një titull në gjuhën shqipe, kujtojmë këtu: Romeo&Juliet, Eiskalt, Bonnie&Clyde, Rosenkrieg, Oh digga. Po ashtu edhe Loredana do këndojë për herë të parë në gjuhën shqipe, teksa te këngët e mëparshme vetëm Mozzik ka ndërthurur në strofën e tij gjuhën gjermane me atë shqipe.

Së dyti, pritet që në këtë këngë të jetë protagoniste edhe Hana, vajza e tyre. Në lajmërimin që kanë paraqitur ditën e sotme për të prezantuar këngën ata shfaqen të tre. Hana është shfaqur edhe më parë në fragmente shumë të vogla në “Rosenkrieg”, por këtë herë mund t’i jetë rezervuar një minutazhë më i gjatë, shkruan news-31.com

Screenshot_20210721-153554_Instagram.jpg

 

Kujtojmë se kjo është kënga e tretë e çiftit sjell në harkun kohor prej më pak se dy muajsh. Si fillim ata erdhën me projektin me titull “Rosenkrieg”, në të cilën treguan gjithë historinë e tyre pas ndarjes. Kjo këngë është përqafuar menjëherë nga dëgjuesit në Gjermani dhe u renditet e para në top listën gjermane “Offizielle Deutsche Charts”. E vetëm tre javë më parë lançuan “Oh digga”.

Article Logic
Execution time: 0.002540111541748