Semi do të rikthehet së shpejti me këngë të re, pas suksesit që pati “Mos u kthe”, një këngë që shumë shpejt u kthye në hit me miliona shikime dhe pushtoi top listat.
“Prive” raporton se Semi po përgatit këngën e re, sërish të kompozuar nga Ylli Limani, por me ndryshime. Kënga do të jetë ritmike dhe teksti do të trajtojë rikthimin tek dashuria pas gabimit.
Kaq do të mjaftojë që edhe ky projekt i Semit të ndërlidhet me historinë e Borës dhe Donaldit, siç ndodhi me “Mos u kthe”.
Prej disa ditësh Semi ndodhet në Prishtinë ku po punon për videoklipin.
Ndërsa afterparty.al iu tregojmë një video nga Ylli ku zbulon pjesë nga kënga dhe teksti e vërteton.
“Ani ani hajd se ki me ardh ti …”, dëgjohet Semi në sfond.