INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kënga fituese e kompeticionit “Kënga Magjike”, reagon Olti Curri: “Tekstin ia dedikova...[FOTO]

Kënga fituese e kompeticionit “Kënga Magjike”, reagon Olti Curri: “Tekstin ia dedikova...[FOTO]

Publikuar më: 09:39 10-12-2017

Plot emocione dhe ankth, kënga fituese e edicionit të 19 të “Këngës Magjike” titullohet “E çmendur”.

Kënga u soll në skenë nga këngëtarja Anxhela Peristeri.

Teksti i këngës është shkruar nga Olti Curri, njëkohësisht edhe anëtar jurie për zerat e rinj të këtij edicioni.

Pasi uroi këngëtaren Anxhela Peristeri, Olti Curri zbuloi se kënga e saj, e shkruar nga nga ai vetë është një dedikim për të atin, që nuk jeton më prej disa javësh.

“Urime o zë brilant dhe mikeshe e mirë.

Kenaqësi të shkruash poezi për ty.

Urime @anxhelaperisteriofficial_ @kledibahiti ...

Këtë tekst ja dedikoj babait tim, uroj të jetë gëzuar atje lart në qiell...

“E çmendur”

Mbaj.

Veten fort të mos qaaaj.

Pa Faaaaj...e burgosur ne liri.

Jam

Ai nuk të meriton/ Jo ty jo ty...

Ai engjell, është demon/Për ty, për ty... Si në pranga shtrëngon

Mendjen time pushton.

Gjakun tim, ti lëviz dhe e ndalon.... E çmendur për ty.

E gjithë bota më thotë jo/Veten tënde ti se do/E verbër pas teje unë shkoj... E cmendur për ty

Po e them unë...prapë/Pranoj.

Per ty vdes dhe jetoj...

Jam e çmendur për ty.

S’mund të jeni te dy”,  ka shkruar Olti Curri pak pas mbarimit të spektaklit dhe shpalljes së fituesëve të natës finale.

aer_j9023.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0040459632873535