Kënga e bamirësisë e regjistruar për të ndihmuar viktimat e tragjedisë së kullës Grenfell është bërë single i shitur më shpejt në dekadën e fundit.
Vetëm pak orë pasi video u transmetua në ITV, Kompania Zyrtare e Klasifikimeve konfirmoi se kënga kishter kapur numrin e 120 mijë kopjeve mes shkarkimeve dhe shitjeve në sajtet streaming. Kënga u publikua në orën 8 të mëngjesit të ditës së djeshme dhe blerësit e emocionuara lavdëruan artistët që fshiheshin pas realizimit të saj. Jo vetëm kaq, ata madje thanë që kënga është e atij niveli që vërteton fuqinë e vërtetë të Londrës. Kujtojmë se një armatë e vërtetë yjesh, nën drejtimin e Simon Cowell, u aktivizua për realizimin e kësaj kënge, ku ndër të tjerë spikasin emra si Rita Ora, Dua Lipa, Jessie J apo Robbie Williams.