Dy ditë më parë, grupi i njohur NRG Band ka bërë publike këngën më të fundit, “Ani mori Nuse”, ku përveç komenteve pozitive nga fansat nuk kanë munguar as “akuzat” për vjedhje të idesë së këngës.
Reperja Nikka, në një postim të bërë në instagram-in e saj, ka deklaruar se ideja është vjedhur nga Besnik Qaka, vokalisti i grupit NRG Band.
“Edhe pak ditë vjen projekti im i rradhë, “Ani mori nuse” edhe pse kete ide me kuptimin e plotë të fjalës ma ka vjedhur artisti në fjalë Besnik Qaka…”- ka shkruar Nikka, duke mos u ndalur në ecurinë e projektit të këngës dhe publikimin e variatit të sajë në ditët në vijim.