INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kënga me të cilën Prince parashikoi vdekjen e tij

Kënga me të cilën Prince parashikoi vdekjen e tij

Publikuar më: 12:03 23-04-2016

Me siguri ju do të lexoni shumë në ditët në vazhdim për Prince, por ndoshta asnjë nuk do ta kishte menduar se një nga këngët e tij, do të përshkruante kaq mirë vdekjen e tij të parakohshme.

3 dekada më parë, ai regjistroi një këngë që në mënyrë të frikshme ngjan me një lirikë postmortem. A mundet që artisti spiritual të ketë parashikuar tragjedinë që pritej të ndodhte këtë pranverë? Kënga “Sometimes It Snows in April”, ishte një melodi emociouese dhe solemne, dedikim ndaj Tracyt, personazhit në filmin e tij të parë “Under The Cherry Moon”.

Kënga nis me vargjet “ Tracy vdiq shpejt, pak pasi i fshiva lotin e tij të fundit” dhe vazhdon “Mendoj se ai tani është më mirë nga ç’ishte këtu. Unë qaja për Tracyn sepse doja ta shihja prapë, por ndonjëherë , ndonjëherë jeta nuk është gjithmonë rruga e duhur”. Vargjet ngjajnë profetike ndërsa familja, miqtë dhe miliona fansa qajnë për humbjen e legjendës dhe urojnë rikthimin e tij. Duket sikur Prince po këndonte për veten ndërsa ai vazhdon “ Ndonjëherë bie borë në Prill, ndonjëherë unë ndihem kaq keq, ndonjëherë do të doja që jeta të mos mbaronte kurrë dhe as gjërat e mira”.

Në fund, me një frazë përmbyllëse, Prince përmbledh më së miri mënyrën se si të gjithë ata që e donin ndihen sot.  “Shpesh ëndërroj për Parajsën dhe e di që Tracy është atje. E di që ka gjetur një mik tjetër. Ndoshta ai ka gjetur përgjigjen e të gjitha borërave që bien në prill. Ndoshta një ditë unë do ta shoh Tracyn përsëri”. Dhe ashtu siç shumë shpresojnë, ndoshta edhe ne do ta shohim Princin përsëri.

Article Logic
Execution time: 0.0038890838623047