Këngëtarja Eli Fara ka provuar klipet e para në historinë e muzikës shqiptarë. E ftuar në programin ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi, ajo rrëfeu se për kohën kur janë realizuar, me to është punuar maksimalisht.
Por si ndihet sot Eli në një treg ku videoklipet mbushen me vajza seksi, që ekspozojne hiret e tyre e këndojnë me tekste shpesh edhe qesharake? Ja si i përgjigjet ajo Ermalit, teksa ai e pyet nëse për sukses akoma më të madh do ti kërkonin të këndonte këngë si ‘Ta du majmun’ apo ‘Zogu më i mirë..’
“Është një brez tjetër. Nuk i gjykoj, nuk e mendoj se si do të bëja unë në moshën e tyre. Këngët që më përmendje s’janë shijet e mia. S’do bëja kompromise për të tilla këngë. S’kam lajthitur, nuk u çmenda tani’.
A e ndjen Eli presionin e milionave në klikime? Deri ku shkom kompromosi i saj artistik? Zbuloni përgjigjet pas minutës së 13- të të intervistës ‘Një kat më lart’.