Këngëtarja e njohur shqiptare Rosela Gjylbegu duket se së fundmi ka rënë pre e një grabitjeje.
Ngjarja u raportua nga “ShkodraNews”, sipas të cilit, shtëpia e këngëtares është vjedhur pa lënë gjurmë.
Sipas raportimeve mësohet se hajdutët kanë marrë disa sende që kanë gjetur brenda dhe më pas janë larguar, por fatmirësisht askush nga familjarët nuk ndodhej në shtëpi.