Këtë moment e ka bërë publik ajo vetë për të treguar se është hera e parë që i ndodh diçka e tillë.
Mbrëmjen e kaluar këngëtarja ka patur një eksperiencë jo të këndshme me policët të cilët e kanë ndaluar për të bërë testin e alkoolit përmes frymëmarrjes në aparaturën speciale. Por duhej kjo ndalesë që Eni të shihte për herë të parë si funksiononte një test i tillë. Ajo ishte e bindur se nuk do t’i dilte asnjë përqindje alkool sepse nuk e konsumon ndaj iu është drejtuar policëve: ‘S’do dali gjë se s’pi unë kurrë alkool’.