Këngëtaret që do shohim më poshtë mbase nuk kanë fituar zemrat e një jurie në fillimet e tyre por ato sot janë më të preferuarat e publikut shqiptar.
Sipas intv.al këto këngëtare kanë lënë në hije pjesën më të madhe të fituesëve nëpër kompeticione të ndryshme muzikore.
E para për këtë Top5 është Enca. Nëse kthehemi në kohë do të kujtojmë se këngëtarja seksi nuk u pranua në talent show-n "The Voice of Albania" ku asnjë nga karriget nuk u kthye. Enca ka qënë vetëm 16 vjeç në ate kohe dhe mesa duket mospranimi mbase i ka shërbyer mjaft mirë këngëtares sepse kjo gjë e ka shtyrë për të qënë aty ku është sot, më e klikuara dhe njëkohësisht "mbretëresha" e Instagramit.
Greta Koçi, këngëtarja e cila spikati me këngën "Kush ka faj" dhe u pelqye shumë nga publiku në atë kohë por dhe ajo nuk mundi të kualifikohej si finaliste te "Ethet e së Premtes". Greta mori dy herë pjesë por nuk ia doli të bëj për vete asnjë antarët e jurisë.
Samanta Karavella , sot ndër këngëtaret më IN të momentit dikur spikati tek "Ethet" , ku dhe pse u kualifikua në netët live Samanta nuk ia doli të ishte fituese.
Xhensila Myrtezaj, e kujtojmë të gjithë me pjesmarrjen e saj në “Ethet e së Premtes”. Arriti vetëm të bëhej pjesë e top 10 finaliste.
Ronela Hajati , trampolinë e saj ishte gara e talenteve “Star Academy” . Ronela nuk arriti të fitonte çmimin e madh në këtë garë.