INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtaret nuk flasin, por Daily Mail sjell në vëmendje shoqërinë e gjyshërve të Ritës dhe Duas; ja ç’shkruan prestigjiozja

Këngëtaret nuk flasin, por Daily Mail sjell në vëmendje shoqërinë e gjyshërve të Ritës dhe Duas; ja ç’shkruan prestigjiozja

Publikuar më: 09:29 11-05-2021

Rita Ora dhe Dua Lipa janë padyshim krenaritë më të mëdha shqiptare në fushën e muzikës, të cilat kanë arritur majat e industrisë botërore.Edhe pse vajzat nuk kanë raporte të mira me njëra-tjetrën, gjyshërit e tyre duket të kenë pasur një shoqëri, kjo bazuar edhe në një fotografi të realizuar në vitin 1960 ku ata shihen duke pirë kafe së bashku.


Kjo fotografi ka rënë në sy të Daily Mail, e cila ka përshkruar fotografinë dhe prejardhjen e dy yjeve shqiptare.

Gazeta prestigjioze mes tjerash ka treguar se gjyshi i Ritës, Besim Sahatçiu, ishte një regjisor filmi dhe gjyshi i Duas, Seit Lita, një historian dhe intelektual.

Yjet e muzikës pop, përkatësisht me moshën 30 dhe 25 vjeç, janë të dyja me origjinë shqiptare.

Fansat duke bërë krahasime mes tyre, u mahnitën me ngjashmëritë që ato kanë me gjyshërit e tyre.
Rita lindi në Prishtinë, nga prindër shqiptarë. Nëna e saj, Vera, psikiatre dhe babai i saj, Besnik Sahatçiu, është një pronar pubi, i cili ka studiuar ekonomi.

Dua ka lindur në Londër dhe është fëmija i madh i prindërve shqiptarë të Kosovës. Nga ana e gjyshes së saj nga nëna, ajo është me origjinë boshnjake, shkruan Daily Mail.

Rita dhe Dua nuk gëzojnë fare raporte të mira me njëra-tjetrën madje dyshja as nuk flasin.

Ditë më parë raporti i tyre u komentua edhe nga ylli tjetër shqiptar, Bebe Rexha, e cila ka thënë se është munduar t’i pajtojë por duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Article Logic
Execution time: 0.0037078857421875