Menaxheri i VIP-ave, Alesio Alija dhe gazetari Flavio Qarri, të ftuar në “Shqipëria Live”, diskutuan për pagesat që u bëhet artistëve për koncerte të cilët në varësi të influencës që kanë u bëhen edhe pagesat.
Të ftuarit ndanin të njëjtin mendim në lidhje me shifrat që artistët publikojnë, ndërsa theksojnë se kjo është publiciteti që ata u bëjnë vetes.
Sipas tyre artistët që kërkohen më shumë janë ata që kanë vite në tregun muzikor dhe që kanë punuar fort për të arritur aty ku janë.
Shifrat tregojnë se artistët gjatë verës fitojnë deri në 500 mijë euro, me koncertet që bëjnë. Në disa shifra të publikuar thuhet se pagesa për një koncert arrin deri në 12 mijë euro, duke treguar se rritja e çmimeve ka prekur edhe artistët.
Pagesa e artistëve nëpër koncerte:
Romeo dhe Donald Veshaj – 10,000euro
Alban Skënderaj – 5000 euro
Elvana Gjata – 5000 euro
Sinan Hoxha – 5000 euro (Në dasma)
Artjola Toska – 5000 euro (Në dasma)
Fatmira Breçani – 5000 euro (Në dasma)
Gena – 8000 euro
Tayna – 8000-12,000 euro
Ledri – 8000-10,000 euro
Capital T – 6000-8000 euro
Ghetto Geasy – 6000-8000 euro
Dhurata Dora – 6000-7000 euro
Noizy – 6000-8000 euro