Një event është organizuar mbrëmjen e djeshme, i cili paraprin ato të çmimeve “Grammy”. Duhet thënë se “Grammys” është nga më prestigjiozet përsa i përket vlerësimit muzikor.
Të gjithë “yjet” botërore këtu vendosin pavdekshmërinë e tyre dhe duhet thënë se zemra jonë bëhet mal kur në një event të tillë ne shohim edhe një dyndje shqiptarësh.
Duke synuar dhe dominuar tregun ndërkombëtar, dje ishin mbledhur të gjithë bashkë Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Gashi, Era Istrefi dhe Stanaj.
Ato që ranë më shumë në sy ishin Rita Ora me fustanin e saj të bardhe me pupla, por edhe Dua Lipa tepër elegante me fustanin blu.