INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtaret shqiptare “pushtojnë” botën, Bebe Rexha “tenton” të bashkojë Duan dhe Ritën: Jam krenare që jam shqiptare! [FOTO]

Këngëtaret shqiptare “pushtojnë” botën, Bebe Rexha “tenton” të bashkojë Duan dhe Ritën: Jam krenare që jam shqiptare! [FOTO]

Publikuar më: 20:23 06-03-2018

Bebe Rexha ka dy fjalë për t’u thënë vajzave dhe gjithë botës! 

Nga dita në ditë, këngëtaret shqiptare po na krenojnë me sukseset e tyre në muzikë duke kryesuar top listat botërore me hitet e tyre. Sigurisht që suksesi arrihet me shumë punë, lodhje e sakrifica dhe mesa duket Bebe i di shumë mirë këto, duke ia dedikuar babait suksesin e saj të rradhës, pasi u shpreh se i ati ka emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fillim të viteve 80-të dhe ka bërë shumë për të.

Këngëtaren e ka gëzuar shumë fakti që ka arritur të jetë në top 20-shen e këngëve më të dëgjuara në iTunes në Britani të Madhe, si dhe më e lumtur duket për faktin se në këtë top 20-she, në majë të listës janë dhe Rita Ora e Dua Lipa me këngët e tyre më të fundit.

Ajo i ka etiketuar të dyja këngëtaret shqiptare të cilat nuk kanë aspak marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën e me siguri po tenton t’i pajtojë ato.

"Jam në vend të 13 në iTunes në Britani. Gjithashtu 3 vajza shqiptare janë pjesë. Kjo është e pabesueshme! E di që të gjithë prindërit tanë kanë punuar fort për të na siguruar një jetë më të mirë. Babai im erdhi në Amerikë në vitet ’80 dhe ka bërë kaq shumë për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe kaq arritur kaq larg. Jam akoma më shumë krenare për gratë që po korrin sukses bashkë me mua tani! Kjo i dedikohet babait tim”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram.

BIBIBI.png

Article Logic
Execution time: 0.0036258697509766