INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtaret shqiptare sollën trendin më të çuditshëm të rrobave të banjës këtë verë dhe nuk jemi të sigurt nëse do t’a provonim dhe ne [FOTO]

Këngëtaret shqiptare sollën trendin më të çuditshëm të rrobave të banjës këtë verë dhe nuk jemi të sigurt nëse do t’a provonim dhe ne [FOTO]

Publikuar më: 12:03 15-09-2018

“Ikën vapa me gushtin”, thotë një shprehje por vera e këtij viti duket se po vazhdon edhe gjatë muajit shtator. Edhe pse kanë filluar të ekspozohen veshjet e ngrohta për sezonin vjeshtë-dimër, sërish bien në sy rrobat e banjës dhe modelet që personazhet e njohur kanë zgjedhur të veshin.

Një tendencë e re që vajzat e ekranit kanë përqafuar lidhur me rrobat e banjës janë ato me larmishmëri ngjyrash, prerje jo simetrike, edhe me mëngë të gjata.

Dy nga vajzat që kanë bërë një zgjedhje të tillë janë këngëtaret Kida dhe Beatrix Ramosaj.

“Iconstyle.al” ka sjellë disa nga fotot ku artistet shihen të kenë përqafuar pikërisht këtë modë të çmendur të rrobave të banjos larg prerjeve dhe ngjyrave klasike që kemi parë gjatë gjithë kësaj vere.

Në foto gjithçka duket bukur, por a do të guxonim dhe ne me këtë trend? Dyshojmë… dhe kjo për dy arsye.

E para, mëngët e gjata nuk na lejojnë të marrim ngjyrë në pjesën e krahëve, të cilët do të duken më të bardhë se pjesa tjetër e trupit kur të veshim një palë rroba banjo të zakonshme.

E imagjinoni dot sa kohë do të duan ato mëngë që të thahen???

Gjithsesi, vajzat na treguan se pavarësisht mungesës së prakticitetit, këto modele për disa foto sexy nga plazhi ia vlejnë.

kidaa.jpg

 

beatrixx.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217