Një prej këngëtarëve më të dashur të shqiptarëve të epokës komuniste dhe jo vetëm, italiani tashmë dhe me shtetësi shqiptare, Albano Carrisi, pritet të mbajë një koncert ditën e shtunë në Tiranë. Po sot ai është nderuar nga Bashkia e Tiranës me Çelësin e Qytetit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi atij çmimin në shenjë mirënjohje për kontributin që këngëtari ka dhënë jo vetëm në jetën artistike dhe kulturore në vendin tonë, por edhe në lidhjet e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë.
Kryetari i bashkisë e falenderoi këngëtarin për vizitën e tij në Shqipëri dhe për faktin që ai ka zgjedhur pikërisht Tiranën për të mbajtur koncertin e rradhës.
Albano Carrisi ka ardhur në Tiranë me ftesë të shoqatës kulturore “Al Bano Carrisi” dhe nesër në orën 18:30 do të këndojë në Sheshin “Nënë Tereza”.