Vemendja e gjithë botës ishte tek engjëjt e Victoria’s Secret dhe spektakli që ato dhuruan së fundmi në pasarelën e madhe. Pasi na mahnitën njëra pas tjetrës me të brendshmet super të bukura ato u paraqitën dhe në festën pas shfaqjes po kaq të bukura dhe u bashkuan me personazhet e tjerë të famshëm që morën pjesë në spektakël.
E veçanta e sfilatës së Victoria’s Secret ishte pjesëmarrja e dy këngëtareve me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe bebe Rexha.
Vajzat shkëqyen në një nga pasarelat më të famshme të vitit, me veshjet e tyre seksi dhe ekstravagante. Rita Ora ka publikuar një foto ku shfaqet me një fusta të artë që e bën të duket shumë seksi dhe menjëherë vërshuan komentet e shumta të fansave. Por ai që na bëri përshtypje është i këngëtarit të famshëm, Sam Smith i cili e ka pranuar më parë publikisht se është gay. Por në fotot e Ritës ai shkroi se i tërheq mbrapsht këto deklarata dhe tani është “straight”. Sigurisht në kuadër të shakasë, për të treguar se sa bukur duket Rita.