Në shtator të vitit të shkuar, Sam Smith, zbuloi publikisht se i përket gjinisë jo-binare dhe ju kërkoi njerëzve që të mos e thërrisnin ai/ajo, por ata. Së fundmi në një intervistë këngëtari i hitit “Stay with me” ka treguar se ky ka qenë vendi më i mrekullueshëm që ka marrë, por ka hasur shumë probleme, për shkak të reagimit të ashpër të njerëzve.
I ftuar në emisionin e James Corden, këngëtari ka treguar se ka qenë shumë e vështirë të shikonte se si njerëzit vazhdojnë të mos i mbështesin personat e gjinisë jo-binare apo trans. Ai ka treguar se të qenurit personazh publik e ka detyruar të zbulojë këtë sekret, për shkak të një mesazhi që ai kishte dërguar familjarëve të tij dhe që doli në rrjet.
Sam është shprehur se deklarimi si jo-binar e ka lejuar të tregojë të gjitha anët e tij në muzikë, ndërkohë që më parë kishte frikë të nxirrte në pah anën e tij femërore.