Deklarat të tillë veçse janë të rralla, ngjallin edhe mjaft kuriozitet. Këtë herë këngëtari i famshëm ka folur për besimet shpirtërore dhe marrjen e drogës, shkruan The Guardian.
Paul McCartney thotë se ka parë Perëndinë derisa ishte nën ndikimin e drogës.
Ish-anëtari i grupit legjendar “The Beatles”, Paul McCartney, thotë se pasi gëlltiti një substancë ai pa “Perëndinë”.
Duke folur hapur për besimet e tij shpirtërore, McCartney tha në një intervistë se kishte parë ‘diçka të madhe dhe këtë e lidhi me një përvojë të marrjes së Dimethyltryptamine (DMT) në shoqërinë e të tjerëve.
“Ishim strukur menjëherë në divan. E pashë Zotin, atë madhështi të mahnitshme dhe isha i përulur. Ai moment nuk ma ndryshoi jetën, por ishte një shenjë”, tha rokeri.
Ai beson se vërtetë ka arritur ta shohë Zotin, edhe pse të tjerët i thonë se ishte nën ndikimin e drogës dhe ka pasur halucinacione, por deklaron se njësoj si ai mendon edhe Roberti, personi që ishte me të.