Ardian Bujupi është një nga këngëtarët më të njohur shqiptarë, i cili së fundmi i është bashkuar kauzës së ndihmës për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Ardiani ka lënë turneun e tij dhe ka ardhur në Shqipëri. Ai ka vizituar familjet e prekura dhe ka premtuar se do të ndihmojë me ndërtimin e disa shtëpive. “Padyshim që ia vlejti të vi ne Shqiperi për të parë se çfarë kishte bërë tërmeti edhe me ndihmën e miqve dhe familjes time për të mbështetur të paktën disa familje. Na jena njo”, shkruan këngëtari krah fotove e videove të publikuara në Instagram.