Sam Smith tashmë ka deklaruar se i përket komunitetit GAY dhe është mjaft krenar për këtë. Madje Sam ka dalë edhe në publik me të dashurin e ri, ku edhe janë fotografuar duke u puthur nga paparacët. Por duhet thënë se lidhjen e konfirmoi partneri i tij, aktori Brandon Flynn. Një intervistë për “V Magazine” aktori është shprehur: “Jam në një lidhje tani dhe për herë të parë e meritoj të jem i lumtur”. Nderkohe Sam ka treguar se është i frymëzuar nga dashuria dhe se shumë shpejt do të shkruajë këngë me fund të lumtur. Mesa duket Sam po kalon kohën më të lumtur në këto momente por ka treguar se ne fillim ka qenë i dashuruar me një mashkull jo gay dhe ai nuk ia ktheu dashurinë mbrapsht dhe ishte koha kur lançoi albumin e parë./intv.al/