Një nga këngëtarët më të njohur do të largohet nga bota e muzikës. Bëhet fjalë për Al Bano Carrisi. “Liberta”, “Felicita dhe “Sempre sempre” janë disa nga hitet më të njohura të këngëtarit. Ky i fundit ishte i ftuar në “Mattino cinque”, ku dha një deklaratë që fansave të tij nuk do u pëlqejë aspak.
Carrisi konfirmoi edhe njëherë se do të heqë dorë përfundimisht nga muzika. Al Bano ka rrëfyer se për shkak të gjendjes shëndetësore, duke filluar nga 1 janari, ai nuk do të këndojë më.
Një deklaratë të tillë e ka dhënë edhe në vitin 2017, pikërisht kur këngëtari u godit nga një atak në zemër dhe ishemia.