Këngëtari britanik është deklaruar prej kohësh si homoseksual.
Dhjetorin e kaluar ai bëri publike lidhjen e tij. Ndërkohë Sam Smith dhe Brandon Flynn kanë vendosur të martohen. Burime pranë tyre thonë se çifti kanë vendosur t’i thonë ‘po’ njëri-tjetrit në altar pasi Sam mendon se ai është vendi perfekt për tu martuar”. Ndërkohë revista New Idea shkruan se Sam dhe Brandon kanë pritur vitin e ri në Sidnei dhe atje kanë bërë kërkime për restorantet duke u fokusuar në një restorant në Palm Beach, një vend ikonik i dasmave.