INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari i njohur italian do të marrë pasaportën shqiptare, ja fjalët e ëmbla për vendin tonë [FOTO]

Këngëtari i njohur italian do të marrë pasaportën shqiptare, ja fjalët e ëmbla për vendin tonë [FOTO]

Publikuar më: 15:32 26-11-2016

“Unë si gjithmonë do t’ju dhuroj shumë dashuri shqiptarëve. Po e përsëris “L’amore Di Al Bano per L’Albania.” (Dashuria e Al Banos për Shqipërinë). Këto janë fjalët e këngëtarit Albano Karrisi i cili flet me aq dashuri Shqipërinë.

Me 29 nëntor do të bëhet nderimi i Albano Karrisit ku do i jepet pashaporta shqiptare dhe do të njohet si qytetar i Vlorës.

Ai  marrë pjesë në 20 edicione të Festivalit të Sanremos, ku ka fituar shumë herë çmime. Ka merituar 26 disqe të artë, 8 prej platini, çmime të tjera prestigjioze për veprimtarinë e zhvilluar në të gjithë botën.

Nga viti 1997 është Ambasador i OKB-së për luftën kundër drogës dhe nga viti 1999 Ambasador i FAO-s. Lidhjet e ngushta të tij me Shqipërinë, vijnë edhe për shkak të miqësisë dhe dashurisë, që kishte babai i tij Karmelo Karrisi, që ka qënë në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore. Simbol i kësaj miqësie është edhe vendosja e emrit të djalit të parë Al Bano. 

C’farë ka thënë Al Bano për Shqipërinë:

-Dashurinë për popullin shqiptar dhe për atë tokë, ma ka mëkuar im atë, Don Karmelo, qysh kur isha fëmijë. Kur u rrita mësova më shumë, për kulturën e ketij populli të lashtë. Erdha në Shqipëri, në momentin e përshtashëm, kur regjimi po binte dhe pritja e publikut, ishte mahmitëse. Nuk e kisha menduar dhe ndjehem kaq i prekur. Kam shumë miq në Shqipëri, ndjehem si në shtëpinë time. Vlerësoj bregdetin shqiptar, kam një dashuri të vecantë për Vlorën, ku dua të vij të pushoj rrethuar nga fansat e mij. Dëshiroj të ngjitem edhe në Llogara, një perlë e natyrës. - Vlora, Shqipëria prej kohesh janë në zemrën time Këtij vendi i uroj begati e përparim, pasi jam i lidhur shpirtërisht me atë popull të lashtë, me të cilin na ndan vetëm deti. -Raportin tim me Shqipërinë, mund ta përkufizoj thjeshtë të bazuar tek emocioni, që ka qënë i përmasave të jashtëzakonshme, pikërisht më 19 shtator 1989, me koncertin që dhamë në Stadiumin e Tiranës dhe në Pallatin e Kongreseve. Nënë Terezën, e kam në gjoksin tim.

Pasi iu dorëzua medalja “Nënë Tereza”, Al Bano, u shpreh: “Për mua, është një eveniment shumë i rëndësishëm i jetës sime dekorimi me urdhërin e lartë “Nëmë Tereza” nga Presidenti shqiptar Bamir Topi.

Të meritosh këtë titull të shenjtë, duhet të mbruhesh me virtytet e kësaj nëne të madhe të Botës, duhet të përcjellësh mirësinë, humanizmin, dashurinë njerëzore, dhimbjen dhe të vihesh në shërbim të njerëzimit. Unë kam shumë medalje dhe disqe ari, që i kam fituar gjatë karierës sime, por medalja “Nënë Tereza”, rri gjithë kohën mbi zemrën time. Shqipëria është një vaksinë e trupit tim.

 Dua të them se është i gjetur titulli i librit “Al Bano dhe Albania”, sepse emri im lind nga Shqipëria. Për mua, Shqipëria është një vaksinë në trupin tim dhe tërë jetën, kudo që shkoj nëpër botë, Shqipërinë e kam me vehte. Është emri im”.

Article Logic
Execution time: 0.0033450126647949