‘El la Intimidad’ është kënga që bashkoi Soni Malaj me këngëtarin e famshëm Joëell. E ftuar në programin e moderatorit Ermal Peçi ajo ndau ndjesitë pozitive të këtij projekti teksa u surprizua nga një detaj i klipit.
Ermali me shaka iu drejtua publikut të ekranit duke thënë se Soni e kishte ‘çensuruar’ në klip duke i treguar një foto ku ai dhe këngëtari Joëell kanë veshur të njejtën xhaketë.
Këngëtari ka veshur në klip të njejtën xhaketë që Ermali ka veshur nga Joni Peçi 2 vite më parë.
‘Uaaa (qesh) Sa i çmendur që je! Në fakt ai ra në dashuri me këtë xhaketën (qesh).’
Mos humbisni këtë moment (minuta 11) dhe të tjera çaste gazmorë nga biseda me Sonin në videon e mëposhtme. Shikoni si asnjëherë më parë këngëtaren edhe në lojrat e programit, mes shumë të qëshurave (minuta 24)