INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari i njohur largohet nga Shqipëria, Kryemadhi: Rama e shkarkoi për të vetmën arsye se...

Këngëtari i njohur largohet nga Shqipëria, Kryemadhi: Rama e shkarkoi për të vetmën arsye se...

Publikuar më: 19:31 24-01-2018

Kur na ndajnë vetëm 3 ditë nga protesta e opozitës, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka ndërmarrë një tur në bazë për të motivuar simpatizantë që të dalin në protestë. Gjatë takimit me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në njësinë numër 8 në Tiranë, kryetarja Monika Kryemadhi njoftoi se këngëtari Klajdi Musabelliu do të largohet nga Shqipëria.

Duke folur për largimin e të rinjve nga Shqipëria pasi nuk shohin shpresë në vend, Kryemadhi solli në vëmendje edhe shkarkimin që qeveria aktuale i bëri Musabelliut nga administrata.

“Klajdi Musabelliu më tha, Monika do vij të të takoj, të të përshëndes se më datën 31 janar kam prerë biletën për të ikur jashtë shtetit, për tu shpërngulur”, u shpreh Kryemadhi.
Duke ju referuar Musabelliut,kryetarja e LSI-së shtoi më tej se “sepse ishte anëtar i LSI-së dhe një nga aktivistët e LSI-së, kryeministri ynë i famshëm e shkarkoi për të vetmen arsye se ky njeri nuk kishte të njëjtën bindje politike si Edi Rama”.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668