Ta ketë pyetur personalisht për emrin vallë?
Moderatorja e njohur Albana Osmani ka shkëlyqer gjatë festivalit të filmit në Kanë dhe jo më kot tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Ajo u takua me shumë personazhe të njohur dhe një ndër ta ishte këngëtari Seal, ish bashkëshorti i modeles Heidi Klum.
Ata nuk hezituan të shkrepnin një foto bashkë me një buzëqeshje të lezetshme në fytyrë, por mesa duket Albana i ka lënë një “shije” të mirë këngëtarit të njohur, pasi e ka ndjekur atë në Instagram.
Me siguri ajo “ia ka marrë mendjen”, pasi nuk është shumë e gjatë lista e personave që Seal ndjek në Instagram.