INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari i njohur rrëfen me fjalë të trishta: Jam vonë për fëmijë [FOTO]

Këngëtari i njohur rrëfen me fjalë të trishta: Jam vonë për fëmijë [FOTO]

Publikuar më: 20:25 24-11-2017

Ai është një nga këngëtarët dhe kantautorët më të njohur në vendin tonë. Përpos jetës profesionale, Gjergj Leka ka folur edhe për jetën e tij private. Ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina” ku pasi foli për këngën e tij më të re, Gjergji rrëfeu dhe disa detaje prekëse për planet e tij familjare.
Pasi zbuloi se ai dhe partnerja Erisela Marku janë martuar disa kohë më parë, Leka, i pyetur nëse ata kanë një fëmijë në plan, u përgjigj disi i trishtuar: ‘Fëmija dua të rritet me babë, s’dua të thonë e solli gjyshi në shkollë. Nuk mendoj që në këtë moshë duhet ta bëj një gjë të tillë. Nuk e ndjej, jam vonë.”
I pyetur se çfarë mendon ajo për këtë çështje, Gjergj Leka u përgjigj: “Erisela s’ka si të jetë dakord, por meqë më do shumë thotë ke të drejtë!”Nga martesa e tij e parë, Gjergj Leka ka një vajzë të rritur të quajtur Dorina.

gjerj.png

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938