Nuk e dinim që ai kishte një simpati të veçantë ndaj reperit amerikan Kanye West. Megjithatë, duket se paska konsideratë të veçantë për të . Këngëtari i njohur shqiptar i cili jeton prej kohësh në Gjermani, Ardian Bujupi i surprizoi të gjithë me atë çka ka shkruar mbi këtë foto të tijën. I veshur me një kostum jeshil sportiv, shkruan: Vetëm Kanye mund të më gjykojë mua. Kujtojmë që ky i fundit u kritikua ashpër nga deklaratat e guximshme që bëri së fundmi ku ndër të tjera thoshte se skllavëria ishte një zgjedhje për secilin. /intv.al/