Prej vitesh tashmë, nuk e kemi parë aktiv në jetën dhe paraqitjet publike.
Këngëtari i njohur shqiptar Armend Rexhepagiq, nuk ka pranuar as intervista e as paraqitje tjera televizive vitet e fundit.
Por pas një kohe shumë të gjatë, Armendi u shfaq tek ‘E diela shqiptare’, si pjesë e jurisë së edicionit të 20 të festivalit ‘Kënga Magjike’.
Ai do të jetë krah Orinda Hutës, Manjola Nallbanit, Orgesa Zaimit dhe Arben Skënderit.