INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari i njohur shqiptar pranon se ka goditur nënën e tij, i kërkon falje publikisht: ‘’U nervozova...’’

Këngëtari i njohur shqiptar pranon se ka goditur nënën e tij, i kërkon falje publikisht: ‘’U nervozova...’’

Publikuar më: 18:44 04-03-2019

Labinot Tahiri është një nga këngëtarët më të njohur të muzikës folklorike në të gjitha trevat shqiptare.

Karierra e tij ka njohur suksese të padiskutueshme. Kësaj radhe Labi ka qenë i ftuar në emisionin “Oxygen”, në një rrëfim të sinqertë rreth jetës së tij.

Ajo që bëri përshtypje ishin rastet kur Labi tregoi momentet që ka lënduar nënë e tij, për të cilat edhe i ka kërkuar falje publikisht.

Për rastin e parë, Labi thotë se me anë të një shkrepëse të hekurt, për të cilën thotë se e ka ruajtur për vite me radhë, ai kur ishte 5 ose 6 vjeç, është nervozuar me nënën e tij dhe e ka goditur po me këtë shkrepëse.

Me këtë rast, ai edhe ia ka mavijosur nënës syrin.

Ndërsa për rastin e dytë, për të cilin Labi thotë se ajo është lënduar edhe më shumë, ka qenë kur ai në moshën 16-vjeçare, ka vendosur të largohet nga atdheu.

Për të dyja këto raste, Labi shfaqet shumë i penduar dhe i ka kërkuar falje para gjithë shikuesve të emisionit.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037047863006592