INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari i njohur turk infektohet me koronavirus: 'Bëni kujdes'

Këngëtari i njohur turk infektohet me koronavirus: 'Bëni kujdes'

Publikuar më: 17:29 18-09-2020

Këngëtari shumë i njohur turk Reynmen është infektuar me koronavirus.

Lajmin e keq e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Instastory. Reynmen, emri i vërtetë i të cilit është Yusuf Aktas, i ka kërkuar të gjithë atyre që ai ka patur kontakte së fundmi të bëjnë kujdes.

“Do doja që të gjithë ata që kam patur kontakt së fundmi, të tregohen të kujdesshëm”-shkruajti këngëtari.

Reynmen është një nga artistët më të njohur në Turqi. Kënga e tij “Ela”, fitoi çmim këtë vit si kënga më e dëgjuar në Youtube.

Së fundmi këngëtari u përfol për një lidhje me aktoren Farah Zeynep Abdullah e njohur për publikun shqiptar si “Sura”, megjithatë dyshja kanë vendosur të mos prononcohen për lidhjen e tyre. 

Article Logic
Execution time: 0.0015740394592285