Ai është jo vetëm i talentuar, por edhe i preferuari i vajzave.
E zbuloi vonë se kishte zë karakteristik dhe më pas dhuntinë e ktheu në profesion.
Ai ka qenë një djalë i mbrapshtë, rrugaç, që zihej rrinte në lagje dhe nuk prekte asnjë libër me dorë. “Mami për të më larguar nga rruga më çoi në kurs kitareje,” tregoi Valon Shehu për herë të parë i ftuar në “Wake Up”.
Ka qenë në një koncert në klasë të tetë që Valoni ka kënduar për herë të parë përpara shkollës së tij, kur u bë automatikisht djali i keq i rehabilituar i preferuar i vajzave.