Ai është një nga këngëtarët më të mirë në të gjithë botën, i cili prej vitesh ka dhuruar shumë hite për publikun që e do shumë. Përveç se këngëtar, Justin Timberlake e kemi parë shpesh edhe në role të ndryshme në filma, ku më i pëlqyeri është padiskutim “Friends With Benefits”. Ai është i martuar me Jessica Biel me të cilën gëzon një romancë të shkëlqyer.
Por Justin ka bërë një rrëfim befasues në autobiografinë e titulluar: “Hindsight & All the Things I Can’t See in Front of Me“. Kur ishte në fillesat e lidhjes me Jessica Biel, Justin Timberlake takohej dhe me femra të tjera. Artisti 37 vjecar kishte qenë i lidhura për disa vjet me aktoren Cameron Diaz dhe siç shpjegon ai, nuk ka dashur të implikohej menjëherë në marrëdhënien e re nga frika se mos mbetej i lënduar si më parë nga dashuria. Madje, siç tregon Justin, Jessica gjithashtu takonte persona të tjerë.